INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shkenca nuk njeh limit. Kinezët teletransportojnë objekt nga toka në hapësirë [VIDEO]

Publikuar më: 15:18 13-07-2017

Shkencëtarët kanë teletransportuar me sukses një objekt nga Toka në hapësirë për herë të parë, duke hapur rrugën për përparime më ambicioze dhe futuriste. Ekipi i shkencëtarëve në Kinë, dërgoi një foton nga toka në një satelit orbital më shumë se 300 milje larg. E gjithë kjo u bë e mundur  përmes një procesi të njohur si ngatërrim kuantik. Në fakt ngatërresa kuantike përshkruhet si një "fenomen i çuditshëm" që ndodh "kur dy objekte kuantike, si fotonet, formohen në të njëjtën çast dhe ndajnë të njëjtën ekzistencë". "Në aspektin teknik, ato përshkruhen nga funksioni i njëjtë i valës. Kjo  është distanca më e largët e testuar deri më tani në eksperimentet e teletransportit”, thanë studuesit. Për rreth një muaj, shkencëtarët dërguan miliona fotone nga stacioni i tyre në terren në Tibet, në një satelit të ulët orbital. "Kjo punë krijon lidhjen e parë tokësore deri në satelit për teleportimin kuantik të besueshëm në distancë të largët. Ky është një hap thelbësor drejt internetit kuantik në shkallë globale", tha ekipi në një deklaratë. Zhvillimi më i fundit vjen pothuajse një vit pasi fizikantët kanë kryer me sukses teleportimin e parë kuantik në botë, jashtë një laboratori.

Article Logic
Execution time: 0.0031788349151611