INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkenca zbulon se cila kategori meshkujsh ka tendenca t'i bien flokët

Shkenca zbulon se cila kategori meshkujsh ka tendenca t'i bien flokët

Publikuar më: 12:04 10-03-2017

Standartet e bukurisë janë të lodhshme, nuk mendoni?

Ndërkohë që femrat janë nën presionin e të qënurit të dobta, të bukura, sensuale, më shumë ekzotike etj, etj, edhe meshukujt kanë problemet e tyre. Ata shpesh përballen me ndjenjën e turpit kur fillojnë t’iu bien flokët (edhe pse disa prej tyre duken shumë herë më seksi ashtu).

"Alopecia" është shprehje e përgjithshme medicinale që nënkupton rënien apo humbjen e flokëve dhe kjo gjë ndodhë për shumë shkaqe. "Anagjeni" është
është faze e rritjes së folikulave (apo të fijeve) të flokëve, ndërsa telogjeni është fazë e fjetjes së flokëve. Rreth 80% të flokëve të lëkurës së kokës (skalpit) të qenies njerëzore janë fije flokësh që rriten , ndërsa rreth 20% fije flokësh që flejnë. Është vlerësuar se skalpi (lëkura e kokës) përmban rreth 100 mijë fije flokësh. 

Ështe vërtetuar se rreth 85% e meshkujve preken nga kjo dukuri pas moshes 50-vjeç, megjithëse tek disa, rënia fillon që para moshës 21-vjeç. Në kohët më të hershme ata që kishin rënie të flokëve konsideroheshin si pa fat dhe të padëshirueshëm. Por në ditët e sotme ky koncept ka ndryshuar, madje një qeros konsiderohet modern dhe tërheqës.

Rënia e flokëve tek mashkulli varet nga përqendrimi shumë i lartë i dihidrotestosteronit në lëkurën e kokës. Dihidrotestosteroni (DHT) është një hormon që formohet nga konvertimi i testosteronit. Ky hormon shkakton plakjen e flokëve, të cilat zëvendësohen progresivisht nga flokë të shkurtër dhe të hollë në një model të parashikueshëm. Ai fillon në tëmtha dhe vazhdon në pjesën e sipërme të kokës, deri në krijimin e një lloj "kurore të flokëve". Zonat me flokë më të rralla kanë tendencë për tu bashkuar me rritjen e moshës. Kjo formë e alopecisë progresive, shpejtësia dhe shkalla e përhapjes kanë variacione individuale, është e lidhur me bashkëveprimin e tre faktorëve: gjenetik, hormonal dhe mosha.

Rraca
Në fakt në rracën e bardhë prek rreth 60% të meshkujve nën 30 vjeç dhe 70% pas kësaj moshe.Tërheqja e linjës së flokëve në nivelin e ballit fillon gjatë adoleshencës menjëherë pas pubertetit. Hormonet mashkullore, ndërsa ndikojnë më daljen e mjekrës dhe qimeve të gjoksit, shkaktojnë edhe fillimin e rënies së flokëve. Kjo është e shoqëruar shpesh nga një prodhim i tepruar i sebumit dhe nga një deskuamim epidermik i njohur si zbokth. Testosteroni "sulmon " flokët, sepse redukton fazën e rritjes dhe stimulon prodhimin e sebumit që bllokon bulbin pilifer duke shkaktuar rënien e flokut.

Article Logic
Execution time: 0.0040938854217529