IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Shkencëtarët dalin në përfundimin: Kanabisi  forcon sistemin imunitar dhe e lufton kancerin

Shkencëtarët dalin në përfundimin: Kanabisi forcon sistemin imunitar dhe e lufton kancerin

Publikuar më: 16:25 06-08-2018

Sipas hulumtimeve më të reja, kanabisi mund ta forcojë sistemin e imunitetit dhe ta luftojë kancerin.

Shkencëtarët kanë bërë thirrje që të kryhen më shumë studime në këtë fushë. Studimet sugjerojnë se kimikati i quajtur phytocannabinoid mund t’i ndalojë qelizat kanceroze të shumohen dhe shpërndahen, duke e bllokuar qarkullimin e gjakut në tumor dhe duke ia zvogëluar kancerit aftësinë për t’i mbijetuar kimioterapisë.

Për t’i konfirmuar këto zbulime, shkencëtarët thonë se duhet të kryhen më shumë hulumtime në pacientë realë.

Përveç përbërësit të lartpermendur, edhe cannabidioli apo CBD, ka marrë vëmendje si përbërës i kanabisit dhe që mund të përdoret në mjekësinë alternative.

Në anën tjetër, THC – substanca që gjendet në kanabis dhe i bën përdoruesit të ndihen të droguar – ende është e jashtëligjshme në shumicën e shteteve.

Hulumtuesit janë duke u fokusuar ta hulumtojnë më shumë phtyocannabinoidsin i cili në mënyrë pozitive e stimulon trurin, e forcon sistemin e imunitetit dhe sistemin e hormoneve për të luftuar kundër tumoreve.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032999515533447