INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shkencëtarët duan të njohin alienët. Kërkimi për jetën jashtëtokësore nis në 2018 [VIDEO]

Publikuar më: 16:33 15-09-2017

Ekspertët kanë vendosur që të mos presin më që jashtëtokësorët të kontaktojnë Tokën, por ti kërkojnë vet ata duke u dërguar paraprakisht sinjale në hapësirë. Organizata jofitimprurëse (Mesazheve Inteligjente për Jashtëtokësorët) METI  me qendër në San Francisko planifikon të fillojë dërgimin e sinjaleve për jashtëtokësorë duke filluar nga viti tjetër. Douglas Vakoch, president i METI, tha se : " Është tepër vonë për të fshehur veten në univers, prandaj duhet të vendosim se si duam të përfaqësojmë veten'. METI planifikon të dërgojë transmetimin e parë të radios deri në fund të vitit 2018, dhe me anë të mesazheve të zbulojnë konceptet themelore matematikore dhe shkencore. Por jo të gjithë janë të bindur nga plani,ekspertët kanë dal kundër kësaj nisme, përfshirë Profesorin Stephen Hawking, duke paralajmëruar se kontakti me alienët mund të jetë i rrezikshëm. Fizikani beson se nëse të huajt zbulojnë Tokën, do të të duan ta pushtojnë dhe kolonizojnë planetin tonë. “Nëse ekzistojnë forma të jetës inteligjente atje, mendon se po luajmë një lojë të rrezikshme duke u përpjekur t'i kontaktojmë”-është shprehur ai.

Article Logic
Execution time: 0.003364086151123