INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkencëtarët: “Hëna do të përplaset me Tokën”

Shkencëtarët: “Hëna do të përplaset me Tokën”

Publikuar më: 12:50 07-02-2017

Dhjetra teorive për fundin e Tokës u shtohet një e fundit, që për protagoniste të “vrasjes së jetës” në planetin tonë, gjithmonë nëse njerëzimi do të jetë këtu deri atëherë, sheh Hënën.

Shkencëtari i hapësirës në Universitetin e Idahos në Shtetet e Bashkuara, Jason Barnes thotë se sateliti ynë i vetëm natyror ka hyrë në një spirale orbituese që nuk shmang përplasjen me Tokën.

“Në fazën finale të evolucionit të sistemit Tokë-Hënë është i pashmangshëm përplasja e Hënës me Tokën. Energjia e çliruar nga kjo përplasje do të shndërrojë planetin tonë në një planet të mbushur me oqeane llave e magme”, thotë shkencëtari për revistën Forbes.

Fatkeqësist, (ose fatmirësisht, varet nga kendvështrimi) në momentin e kësaj katastrofe, njerëzimi do të ketë disa miliarda të mira vitesh që do të jetë zhdukur nga Toka.

Hëna do të përplaset me Tokën pas 65 miliardë vitesh, pra rreth 59 miliardë vite pasi planeti ynë të jetë “shkrumbuar” nga Dielli, sipas një parashikimi tjetër.

Gjithmonë nëse lloji ynë ja arrin të shmangë zhdukjen nga një luftë nukleare, përplasjen e ndonjë asteroidi apo epidemitë apokaliptike, mund të jetë këtu për të parë ditën kur ylli i sistemit tonë “shfaros” gradualisht planetet që vërtiten rreth tij.

“Pas pesë miliardë vitesh, Dielli do të jetë një gjigant i madh i zjarrtë, në përmasa 100 herë më i madh se përmasa aktuale”, deklaronte një vit më parë profesori Leen Decin i Institutit të Astronomisë në Leuven të Belgjikës.

Menjëherë pas kësaj, ylli ynë do të përjetojë një humbje të madhe të masës nga stuhi diellore të mëdha, që janë produkt i evolucionit të tij. Këto stuhi do të shpërndahen në gjithë sistemin dhe përballë tyre, mburoja jonë, pra atmosfera do të jetë e pafuqishme të na mbrojë.

“Pas 7 miliardë vitesh, Dielli ynë do të jetë një yll xhuxh i përmasave të vogla. Do të ketë përafërsisht përmasat e Tokës, por me një dendësi shumë herë më të madhe, aq sa një filxhan çaji nga masa e tij do të peshonte rreth 5 tonë”, thotë Decin.

Article Logic
Execution time: 0.0055961608886719