INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shkencëtarët japin alarmin: Ndryshime shkatërrimtare të klimës [VIDEO]

Publikuar më: 14:10 01-08-2017

Bota mund të ballafaqohet me ndryshime shkatërrimtare të klimës. Këtë rezultat e jep studimi i Universitetit të Washingtonit, që është publikuar në revistën Nature Climate Change.

Shkencëtarët thonë se temperatura do të rritet nga 2-4.9 gradë Celsius – krahasuar me periudhën para revolucionit industrial, ata besojnë se bota do të goditet nga efektet shkatërrimtare të thatësirës, kushteve ekstreme të motit dhe rritjes së rrezikshme të nivelit të detit.

Rritja e temperaturës me dy gradë konsiderohet pika pas së cilës ndryshimet do të bëhen të pandalshme. Ndërsa, me siguri nuk do të jemi në gjendje për të ndalur ngrohjen në 1.5 gradë Celsius, siç parashikohet me Marrëveshjen e Parisit për Klimën. Madje, me 99 për qind ka të ngjarë që ngrohja ta kalojë atë linjë.

Në anën tjetër, Business insider ka përpiluar një video që tregon se si qytetet e madhe për vetëm 80 vite mund të përmbyten nga uji.

“Qindra qytete të mëdha në botë mund të zhduken. Në SHBA mund të zhduken përgjithmonë Atlantic City, New Jersey, Gavelstone…”, thuhet aty.

Agjencia Kombëtare për Hulumtim të Oqeaneve dhe atmosferës (NOA) më herët ka paralajmëruar për ngritjet ekstreme të nivelit të detit që mund të godasin 670 vende bregdetare.

Article Logic
Execution time: 0.0025210380554199