INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shkencëtarët: Jeta nisi në Mars e u zhvendos në Tokë [VIDEO]

Publikuar më: 15:49 02-03-2017

Shkencëtarët besojnë se mbetjet e një mikroorganizmi të zbuluar në Kanada janë të vjetra 3.77 miliardë vjet. Nëse këto pretendime vërtetohen, ky do të ishte mikrofosili më i vjetër i gjetur ndonjëherë.

Bakteret mikroskopike, të cilat ishin më të vogla se gjerësia e një fije floku të njeriut, janë gjetur në formacionet shkëmbore në Quebec, Kanada.

Zbulimi është prova më e fortë deri tani se organizmat e ngjashme mund të kenë evoluar në Mars, i cili në atë kohë kishte ende oqeane dhe një atmosferë, dhe po bombardohej nga kometat, të cilat ndoshta sollën zinxhirin e jetës në Tokë.

Ekipi që bëri gjetjen në “University College” në Londër beson se duke kërkuar për fosile të ngjashme në planetin e kuq është mundësia më e mirë për të gjetur dëshmi të jetës aliene.

“Toka e hershme dhe Marsi i hershëm janë vende shumë të ngjashme, kështu që ne mund të presim të gjejmë gjurmë jete në atë kohë”, thotë studenti i doktaraturës Matthew Dodd, autori kryesor i studimit, i cili ishte bashkë-financuar nga NASA

Astronauti Martin Rees tha se është e mundur që jeta ka evoluar në të dy planetët në të njëjtën kohë.

“Është e vështirë të mendosh që ne jemi marsianë dhe se jeta filloi në Mars dhe pastaj u zhvendos këtu nëpërmjet një meteori-siç kanë pretenduar disa njerëz në të shkuarën”, deklaroi astronauti.

Article Logic
Execution time: 0.0033960342407227