INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkencëtarët kanë zbuluar vaksinën universale të kancerit

Shkencëtarët kanë zbuluar vaksinën universale të kancerit

Publikuar më: 19:57 01-06-2016

Shkencëtarët kanë ndërmarrë një hap shumë pozitiv drejt krijimit të një vaksine universale kundër kancerit që e bën sistemin imunitar të trupit tonë, ti sulmojë tumoret, ashtu sikur të ishin viruse, thonë ekspertët.  Një ekip ndërkombëtar studiuesish kanë përshkruar në “Nature” se si ata morën kode gjenetike ARN të kancerit, i vendosën në grimca të vogla yndyre dhe më pas injektuan përzierjen në sistemin e qarkullimit të gjakut në tre pacientë, në një shkallë të avancuar të sëmundjes.

Sistemi imunitar i këtyre pacientëve u përgjigj duke prodhuar qeliza-T “vrasëse” , të cilat sulmonin kancerin.  Shkencëtarët e këtij studimi, injektuan këtë vaksinë te 3 pacientë në faza të ndryshme të kancerit dhe u pa që organizmi i tyre filloi të reagonte pozitivisht kundër kësaj kure.

Njërit prej pacientëve iu zvogëlua tumori. Tjetri, i cili kishte bërë operacion për heqjen e tumorit në tru, pas 7 muaj ishte plotësisht i shëndetshëm. Dhe i treti, i cili kishte 8 tumore të përhapura në trup , u mbajtën nën kontroll nga kjo kurë.

Vaksina gjithashtu është efektive për të luftuar tumoret që shfaqen te minjtë, sipas studiesve, të udhëhequr nga Prof. Ugur Sahin nga Universiteti Johannes Gutenberg në Gjermani.

“Vaksina të tilla janë të lira dhe të shpejta për tu prodhuar” shkruajnë shkencëtarët. 

Article Logic
Execution time: 0.0034809112548828