INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkëncëtarët ndalojnë plakjen, gjendet eliksiri i rinisë së përhershme

Shkëncëtarët ndalojnë plakjen, gjendet eliksiri i rinisë së përhershme

Publikuar më: 17:48 10-12-2016

Shkenca po përparon gjithnjë e më shumë duke sfiduar edhe natyrën. Dhe sfida e radhës e shkëncëtarëve  është gjetja e formulës së një medikamenti që mund të ofrojë “eleksirin e rinisë së përhershme” dhe mendohet se testimet e para do të fillojnë vitin e ardhshëm. Ky medikament mendohet të “ndalojë” plakjen, madje edhe të shërojë sëmundje të tilla neruologjike si Alcajmer dhe Parkinson. Njerëzit do të jenë në gjendje më të mirë shëndetësore dhe do të mund të jetojnë 110-120 vjet.

Sipas profesorit skocez Gordon Lithgoë dhe shkenctarëve të tjerë që janë pjesë e këtij bashkëpunimi, ky medikament do të mund të realizohet shumë shpejt. Elementi kryesor i pilulës do të jetë metformina, e cila rrit numrin e molekulave të oksigjenit që çlirohen në qelizë, duke siguruar jetëgjatësi.

Grupi i shkencëtarëve amerikanë dhe skocez kanë marrë autorizimin e Agjensisë Amerikane të Ushqimit dhe Ilaçeve për ta testuar produktin vitin e ardhshëm tek njerëzit. Nëse testimet do të rezultojnë me sukses, një person që është rreth të 80-ave do të gëzojë shëndetin e një personi rreth të 50-ave.

Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607