INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkencëtarët prezantojnë projektin për një shtet hapësinore

Shkencëtarët prezantojnë projektin për një shtet hapësinore

Publikuar më: 08:49 14-10-2016

Një komb i ri do të lindë, ai do të jetë në hapësirë dhe do të jetë i pavarur nga toka. Ky projekt u shpall në një konferencë në Paris dhe drejtues i tij është shkeencëtari sur Igor Ashurbeyli, i cili synon të krijojë një zonë në hapësirë që është përtej kontrollit të vendeve të veçanta.

Emri buron nga mitologjia nordike (Asgard – toka e zotëve), ndërsa rekrutimi i “banorëve” vetëm sa ka filluar.

Asgardia fillimin do ta ketë modest, me satelitë, ndërsa banorët do të vazhdojnë të jetojnë në Tokë.

“Për sa kohë që askush nuk është duke fluturuar në hapësirë, mund të keni sa të doni nënshkrime, por shtet nuk jeni. Shteti ka territor dhe banorët e saj jetojnë në atë territor”, thotë për Popular Science, eksperti gjyqësor, Frans von der Dunk nga Universiteti i Nebraskës.

Por, atyre që ju pëlqen ideja, mund të kërkojnë nënshtetësi në internet. Kur të mblidhen 100 mijë kërkesa, do të kërkohet anëtarësimi në OKB. Deri tani nënshtetësi kanë kërkuar 34,234 persona, shkruan The Telegraph.

Ashurbeyli nuk e di as se si do të duket sateliti e as se si do të dërgohet në orbitë, “por, do të ndodhë”, thotë ai.

E drejta ndërkombëtare përcakton se shteti duhet të ketë popullsi të përhershme dhe territorin që lidhet me të, por Ashurbeyli mendon se s’ka asnjë referencë në të drejtën ndërkombëtare se si territori duhet të jetë ose se a duhet të jetë në Tokë. Ndaj, satelitin e sheh si zgjidhje të problemit territorial.

Article Logic
Execution time: 0.0035629272460938