INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkencëtarët renditin rreziqet, ja nga çfarë mund të shuhet njerëzimi

Shkencëtarët renditin rreziqet, ja nga çfarë mund të shuhet njerëzimi

Publikuar më: 09:30 29-04-2016

Zhvillimi i robotëve dhe viruseve vdekjeprurës janë ndër kërcënimet që mund ta fshijnë nga faqja e dheut njerëzimin dhe qeveritë kanë dështuar që të përgatiten siç duhet për ta, është bërë e ditur në një raport.

Ndryshimi katastrofik i klimës, lufta bërthamore dhe fatkeqësitë natyrore si vullkanet dhe asteroidet, gjithashtu mund të përbëjnë një rrezik vdekjeprurës për njerëzimin, thanë hulumtuesit.

Kjo mund të tingëllojë si një gjë e filmave fanta-shkencorë, por ekspertët thanë se këto kërcënime apokaliptike janë arsyeja më e mundshme e shuajtjes së njerëzimit.

Raporti Global i katastrofave dhe rreziqeve, i hartuar nga një ekip nga Universiteti i Oksfordit, renditi rreziqet që mund të fshijnë nga 10% deri në shumë më tepër të popullsisë njerëzore.

Ajo paralajmëruan se ndërsa shumica e brezave nuk e ka përjetuar kurrë një katastrofë, nuk është ndonjë habi e madhe nëse përsëriten periudha si ajo e murtës apo i gripit spanjoll të 1918-s që preku me miliona njerëz.

Article Logic
Execution time: 0.0036928653717041