INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkencëtarët zbulojnë planetin e ri në të cilin mund të jetohet. Ja përse

Shkencëtarët zbulojnë planetin e ri në të cilin mund të jetohet. Ja përse

Publikuar më: 12:30 12-09-2019

Shkencëtarët e Nasa-s kanë zbuluar një tjetër planet në të cilin mund të jetohet.

Sipas tyre ky është planeti i parë i cili ndodhet jashtë sistemit tonë diellor, në të cilin ka ujë të rrjedhshëm. Planeti i quajtur K2-18b, u zbulua nga shkencëtarët nëpërmjet teleskopit më të madh hapësinor që quhet Hubble.

Planeti i ri ndodhet 110 vite dritë larg nga toka dhe është dy herë më i madh se planeti ynë. Gjithashtu sipas parashikimeve të shkencëtarëve ai peshon dhe 8 herë më shumë se toka në hapësirë.

Autori i këtij studimi, Dr Angelos Tsoaras shprehet për mediat ndërkombëtare se është i vetmi planet në të cilin ka ujë në formë të lëngshme. Kjo tregon që atmosfera dhe temperaturat e këtij planeti janë të përshtatshme për të jetuar.

Shkencëtarët tregojnë se në këtë planet përveç ujit, ka dhe element kimik si hidrogjeni, heliumi, nitrogjeni dhe metani.

Ata sqarojnë se është një nga gjetjet më të mëdha të tyre që lidhet me të jetesën jashtë planetit tonë Tokës. Studimet për këtë planet të ngjashëm me tonin do të vijojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0025169849395752