INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkencëtarët zbulojnë planetin më të nxehtë

Shkencëtarët zbulojnë planetin më të nxehtë

Publikuar më: 15:03 08-06-2017

Shkencëtarët zbuluan planetin KELT-9b, e cila është e ngjashme me Jupiterin dhe ka temperaturë 4.600 kelvin (4.327 Celsius), që do të thotë se është për 1.200 kelvin më i ftohtë se Dielli.


“KELT-9b e kemi zbuluar në vitin 2014 dhe na duhet mjaft kohë që përfundimisht të konfirmojmë nëse bëhet fjalë për planetin që sillet rreth yjeve tjera. Planeti ka tri herë masë më të madhe se sa Јupiteri, por ka përgjysmë më pak dendësi”, tha profesori Scott Gaudi nga Universiteti Ohio për BBC.

Shkencëtarët konsiderojnë se ky planet mund të ketë bisht që i ngjason atij të kometës. Zbulimi ka befasuar edhe astronomët, të cilët e pranojnë se as vetë nuk janë të sigurt se si është e mundur që të ekzistojë KELT-9b. Rrezatimi ultra-violet i KELT-9 është aq i fortë sa i gjithë planeti mund të zhduket.

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662