INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkencëtari 104 vjeçar ‘fluturoi’ nga Australia në Zvicër për t’i dhënë fund jetës

Shkencëtari 104 vjeçar ‘fluturoi’ nga Australia në Zvicër për t’i dhënë fund jetës

Publikuar më: 11:00 03-05-2018
I tha lamtumirë shtëpisë së tij në Australi për të fluturuar në anën tjetër të botës,për t’i dhënë fund jetës. Shkencëtari 104 vjeçar David Goodall, ekologjisti dhe botanisti i njohur,
nuk vuan nga ndonjë sëmundje serioze, për dëshiron që vdekja ta marrë. Në thelb të vendimit të tij, siç thotë, është pavarësia e kufizuar tashmë.
 
“Më vjen me të vërtetë keq që kam arritur këtë moshë”, tha Goodall në ditëlindjen e tij, në një intervistë për televizionet australiane, duke shtuar se “Nuk jam aspak i kënaqur, dua të vdes.
E kjo nuk është trishtuese, trishtues është fakti që kjo pengohet…”.
 
Dr Goodall, është nisur drejt një klinike në Zvicër tani për t’i dhënë fund vullnetarisht jetës së tij. Sidoqoftë, ai thotë që i vjen keq që i duhet të largohet nga Australia për ta bërë këtë.
 Mes arritjeve, vitet e kaluara, Dr Goodall ka botuar një seri librash me 30 vëllime mbi ekosistemet e botës. Ai u bë një anëtar i urdhrit të Australisë për punën e tij shkencore.
Në 2016, në moshën 102 vjeçare ai fitoi betejën për të vijuar punën në kampusin e universitetit të Perthit, ku ishte një bashkëpunëtor kërkimesh nderi, i papaguar. 
“Ky është fillimi i fundit”, thotë Goodall. Zvicra lejon vdekjen e asistuar që prej vitit 1942. Të tjera vende dhe juridiksione kanë miratuar ligje që i lejojnë njerëzit t’i japin fund vullnetarisht jetës,
por shumë prej tyre kërkojnë si kusht përzgjedhjeje ekzistencën e një sëmundjeje të pashërueshme.
 
Article Logic
Execution time: 0.0040991306304932