INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkencëtari më i ri në botë shqiptar. Ja kush është…

Shkencëtari më i ri në botë shqiptar. Ja kush është…

Publikuar më: 15:19 23-02-2016

Një ndër emrat më të fundit që është shfaqur në botën e shkencës është Edor Kabashi. Ai ka marrë çmimin “ENCALS Young Investigators Award” apo Çmimi ENCALS për Hulumtuesit e Rinj për vitin 2015.

Ai është 38-vjeç nga Durrësi dhe është nderua si shkencëtari më i mirë i grupmoshës nën 40-vjeç falë punës shkencore të tij në fushën e gjenetikës, në specializimin e ngushtë të sëmundjes së Sklerozës Amiotrofike Laterale. Ky çmim iu dha atij në Dublin nga një nga neurologët më të mirë në botë, Amar Al Chalabi.
“Çmimi ENCALS për Hulumtuesit e Rinj ka për qëllim identifikimin e shkencëtarëve më të aftë dhe më të zgjuar dhe jepet për kërkime në çështje të pazgjidhura në lidhje me sëmundjen ALS”, shkruhet ndër të tjera në motivimin e çmimit për dr. Kabashin.
Edor Kabashi deri në moshën 18 vjeçare ka jetuar dhe studiuar në Durrës e më pas në viti 1995, së bashku me familjen e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Albinfo që, Kabshi do të arrijë sukses u pa shumë herët, pasi ai ka marrë dhe një çmim nga Presidentit, Bill Clinton si një nga studentët më të mirë të Amerikës.
Studioi për biologji dhe psikologji në Mount Saint Mary’s College në Emmitsburg, Maryland, SHBA. Më vonë studimet i vazhdoi në Francë e më pas në Montreal në Kanadë, ku diplomoi në biologji në vitin 2000. Në këtë vend Edori në vitin 2006 mori gradën doktor në neurologji dhe neurokirurgji. Në vitet 2008 dhe 2011 fitoi çmimin “Brain Star” nga Instituti i Kërkimeve në Fushën e Shëndetit Mendor, në Kanadë. Prej vitit 2011, ai drejton grupin kërkimor në departamentin e sëmundjeve neurodegjenerative, në Institutin e Neuroshkencës në Paris të Francës.

Article Logic
Execution time: 0.0033540725708008