Shkëndija e Tetovës ka marrë një kualifikim spektakolar për na fazën e “play-off” të Europa League ku ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 ekipin e Lituanisë, Trakain,. Shkëndija humbi në ndeshjen e parë në transfertë me shifrat 2-1, por në sfidën kthyese bën një paraqitje fantastike duke shënuar tre gola dhe mos pësuar asnjë.
Autorët e golave për kuqezinjtë u shënuan nga ana e Besart Ibraimit në minutën e 29-të dhe Ferhan Hasanit që shënoi një dygolësh në minutat 42-të dhe 88-të. Tashmë, Shkëndija është dy ndeshje larg historisë, pjesëmarrjes në fazën e grupeve të Europa League.