Milan ka mposhtur Shkëndijën me rezultat minimal 1:0 në fazën e play-offit të Europa Leagues
Skuadra e Milanit ka mposhtur 0:1 Shkëndijën në Shkup, për t’u kualifikuar në grupe të Europa Leagues me rezultat të përgjithshëm 7:0. Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi sulmuesi i talentuar italian, Patrick Cutrone në minutën e 13’.
Shkëndija ndryshe nga ndeshja e parë, në ndeshjen e sotme para tifozëve të saj tregoi paraqitje shumë të mirë, duke rrezikuar më shumë se mysafirët por në fund u kualifikuan italianët. Duhet përmendur fakti që stadiumi ishte i tejmbushur me tifozë shqiptarë që mbështesnin të dyja ekipet.