IN SPORT
Shkëndija kalon në turin e tretë të Ligës së Evropës

Shkëndija kalon në turin e tretë të Ligës së Evropës

Publikuar më: 09:03 22-07-2016

Shkëndija e Tetovës ka kaluar në fazën e tretë të Ligës së Evropës. Tetovarët kanë fituar në shtëpi me rezultatin 1-0 përballë skuadrës kazake të Neftçi Baku. Ndeshja e parë në Kazakistan ka përfunduar me rezultatin 0-0. Kjo ka bërë që Shkëndija të kalojë më tutje.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Besar Ibrahimi në minutën e 31-t të takimit, pas një asistimi nga mesfushori Radeski. Pas kalimit të raundit të dytë, Shkëndijën do ta presë një sfidë e vështirë.

Ekipi nga Tetova do të përballet në fazën e tretë eleminatore me çekët e Mlada Boleslav.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0046389102935791