Shkëndija nuk ka mundur të bëjë mrekullinë ndaj Gentit në ndeshjen e kthimit që u zhvilluar në stadiumin “Filipi II” i Shkupit me rreth 30 mijë tifozë shqiptarë.
Skuadra e shqiptarëve, siç njihet ndryshe Shkëndija e Tetovës, është mundur 0-4 në ndeshjen e kthimit, ndërkohë që në ndeshjen e parë në Belgjikë u mundën me rezultatin 2-1.
Kundërshtari i tyre tregoi një nivel shumë të lartë futbolli edhe në ndeshjen e kthimit, ndërkohë që Shkëndija e përballoi shumë mirë deri në minutën e 60-të kur Kulibali zhbllokoi ndeshje për nënkampionët e Belgjikës. Më pas Shkëndija e Tetovës u shpërfytyrua duke pësuar 3 gola të tjerë, duke zbehur edhe ato minuta pozitive të pjesë së parë.