INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkëputet energjia elektrike pranë Kuvendit, OSHEE sqaron menjëherë qytetarët

Shkëputet energjia elektrike pranë Kuvendit, OSHEE sqaron menjëherë qytetarët

Publikuar më: 13:19 21-03-2019

Energjia elektrike pranë Kuvendit është shkëputur dhe OSHEE ka reaguar direkt për të sqaruar banorët e Tiranës, në zonën e ish-ATSH-së, pranë Kuvendit, 9-katëshëve, të cilat ndodhen momentalisht pa energji elektrike.

Përmes një njoftimi, OSHEE sqaron se dëmtimi i rrjetit elektrik është bërë shkak i dëmtimit të fiderit 20kV nga një subjekt privat, dhe si pasojë ka lënë pa energji elektrike zonën. Në të njëjtin njoftim, OSHEE thekson se po merr masa për riparimin e dëmit.

“Përshëndetje Subjekti privat TDT duke punuar për gërmim e hapjes së gropës ka dëmtuar fiderin 20kV, duke lënë pa energji elektrike një pjesë të qendrës, në zonën ish-ATSH, pranë Kuvendit, 9-katëshet, etj. OSHEE po mer masa për riparimin e dëmit dhe kthimin e energjisë elektrike.”-shkruhet në njoftimin e OSHEE.

osheeenjofton.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036981105804443