Një masiv gurësh kanë rënë sot në aksin rrugorë Elbasan-Tiranë duke sjell kështu dhe bllokimin e qarkullimit.
Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë incident pasi në momentin e shkëputjeve të gurëve rruga ka qenë bosh.
Policia njofton se automjetet duhet të përdorin rrugën e vjetër në Qafë Krrabë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.12.2017 ju njoftojmë se është bllokuar lëvizja e mjeteve në sensin e lëvizjes Elbasan-Tiranë për shkak se ka rënë një masiv dheu. Lëvizja e mjeteve do të bëhet nga rruga e vjetër në Qafë Krrabë.