Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte gjithmonë tërheq vëmendjen me deklaratat e tij të cilat shpeshherë janë ofenduese edhe ndaj liderëve botërorë mes të cilëve edhe Obamën.
Këtë herë Duterte ‘ kapet’ me një ekspert të OKB-së të cilit i thotë që të shkojë në ferr.
Eksperti i OKB-së kishte kritikuar rolin e Duterte në procesin e dëbimit të Presidentit të Gjykatës Supreme.
Në një fjalim të transmetuar në Televizion, Duterte hodhi poshtë komentet e Diego Garcia Saryan, duke i thënë atij të mos merret me çështjet e brendshme të vendit dhe “të shkojë në ferr”.