INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodër: 3 paciente me probleme mendore kanë abortuar, arrestohen drejtoresha dhe infermierja

Shkodër: 3 paciente me probleme mendore kanë abortuar, arrestohen drejtoresha dhe infermierja

Publikuar më: 14:00 01-06-2016

Drejtoresha dhe infermieria e Qëndrës së Zhvillimit Social në Shkodër janë ndaluar nga Prokuroria e këtij qyteti. Mësohet se organi i akuzës në Shkodër kishte më shumë se dy javë që kishte nisur hetimin mbi veprën penale të shpërdorimit të detyrës ndaj dy zyrtarëve në këtë qëndër.
Por skandali ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor në këtë qëndër është zgjeruar. Pas publikimit se me të sëmurët mendor është ushtruar dhunë çnjerzore, ku të ata mbaheshin të lidhur me zinxhir, 3 femra kanë abortuar në mënyrë të paligjshme.
Mësohet se 3 prej të sëmurave mendore kanë qënë shtatëzana në qëndrën e shëndetit mendor, por ata kanë abortuar në mënyrë të paligjshme, thuhet në aktet e ekspertimit mjeko-ligjor, të kërkuara nga ana e Prokurorisë së Shkodrës.
Prokuroria e Shkodrës ka evidentuar si përgjegjës për trajtimin jo në mënyrën e duhur shtetaset Juliana Cepi, drejtoreshë e Qendrës, si edhe Aida Ymeraj, infermiere në këtë qendër. Në bazë të urdhërit të Prokurorisë, këto dy shtetase janë ndaluar nga ana e policisë mesditën e së mërkurës.
Ndërkohë, po vijohet hetimi për të identifikuar plotësisht rastet e dhunës, si edhe përgjegjësitë e punonjësve të qendrës, neglizhenca e të cilëve ka sjellë edhe ndërhyrjen e paligjshme për abortin e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037808418273926