INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodër/ 38-vjeçari tentonë të përdhunoj në mes të rrugës një kalimtare [FOTO]

Shkodër/ 38-vjeçari tentonë të përdhunoj në mes të rrugës një kalimtare [FOTO]

Publikuar më: 11:31 26-08-2017

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Shkodrës.

Një 38 vjeçar ka tentuar të përdhunoj në mes të rrugës një vajzë 25 vjeç.

Sipas policisë Arben Doda e ka sulmuar fizikisht dhe me pas i ka marr me forcë celularin dhe çantën dhe më pas ka tentuar dhe ta përdhunojë.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivet e policisë të cilët kanë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të dëmtuarit dhe pasi I është dhënë ndihma e parë kanë arrestuar menjëherë 38- vjecarin Arben Doda të cilin e kanë shoqëruar në polici. Sipas policisë Arben Doda ka qënë në gjendje të dehur.

Pasi ka marrë mjekimin vajza është larguar nga spitali ndërsa po merret në pyetje në komisariatin e Shkodrës. 25 vjecarja ka deklaruar se burri ka tentuar ti marrë celularin dhe çantën e shpinës nga ana tjetër policia po heton edhe pistën se  Doda mund të jetë maniak I cili I është afruar vajzës duke qenë në gjendje të dehur.

db8da707-b8cf-463e-806c-b4ad27eb6a1e_1503683700-5843250.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127