74 vjeçari Nikë Hasanaj është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të ditës së martë në shinat e trenit.
Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 07.40 në lagjen Tre Herojtë në Shkodër, në afërsi të stacionit të trenit të udhëtarëve.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu si dhe autoambulanca, të cilët kanë bërë dhe identifikimin e viktimës, 74 vjeçari Nikë Hasanaj, banues në Shkodër.
Duke marrë parasysh dëmtimet në trup, policia dyshon se vdekja e 74 vjaçarit ka ardhur nga përplasja e trenit.
Njoftimi i Policisë:
“Nga veprimet paraprake viktimës iu konstatuan disa dëmtime në trup dhe dyshohet se është përplasur nga treni”
Ndërkohë unifromat blu të qytetit verior kanë bërë me dije se po punohet për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.