INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodër: Abortet e tre vajzave me probleme mendore, drejtuesit e jetimores në arrest shtëpie

Shkodër: Abortet e tre vajzave me probleme mendore, drejtuesit e jetimores në arrest shtëpie

Publikuar më: 11:50 04-06-2016
Disa ditë më parë Prokuroria zbuloi se tre vajza në moshë madhore, me probleme mendore, paciente në qendrën e Zhvillimit në Shkodër kanë mbetur shtatzënë dhe kanë abortuar në mënyrë të paligjshme. Ky rezultat ka dalë në bazë të akteve të ekspertimit mjeko-ligjor  të kërkuara nga ana e Prokurorisë së Shkodrës. Ndaj Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”  për dy drejtueset e Qendrës; Juliana Cepi dhe infermierja  Aida Ymeraj të cilat akuzohen për shpërdorim detyre. Në bazë të hetimeve të Prokurorisë së Shkodrës ka rezultuar se ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor në këtë qendër është ushtruar dhunë sistematike. Ndërkohë po vijohet hetimi për të identifikuar plotësisht  rastet e dhunës si edhe përgjegjësitë  e punonjësve të Qendrës, neglizhenca e të cilëve ka sjellë  si pasojë shtatzëninë e femrave  me probleme  mendore, si edhe ndërhyrjen e paligjshme për abortin e tyre. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0031740665435791