Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik mesditën e sotme, si pasojë e përplasjes së motorrit me biçikletën kanë mbetur 3 persona të plagosur mes tyre edhe një femër.
Policia bën me dije se orën 12:08, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur ish SMT Dobraç, ka ndodhur një aksident.
Policia ka konstatuar në vendngjaje se një motor është përplasur me një biçikletë, si pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i motorrit Gj. P. 72 vjeç banues në Malësi e Madhe i cili ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkodër.
Si dhe kanë mbetur të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën shtetesja L. P. 62 vjeçe pasagjere në motorr (bashkeshortja) dhe drejtuesi i biçikletës R.Q. 65 vjeç banues në Dobraç Shkodër, ku po marrin mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Shkodë.
Po kryhen hetimet e mëtejshme për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.