Në orët e para të ditës së sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në qytetin e Shkodrës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, të cilat bëjnë të ditur se nga aksidenti i rëndë kanë gjetur vdekjen dy të rinjë.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 05.30 mjeti tip BMW me targa AA888 MU ka dalë nga rruga e fshatit Golem dhe është përmbysur.
Nga të dhënat paraprake të policisë, mësohet viktimat janë Besmir Fikaj, 28 vjeç dhe Dash Rexhepi 22 vjeç. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbulimin dhe shkakun e aksidentit të rëndë.