INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodër. Aksion për kapjen e vrasëseve të çiftit, në pranga bien dhe persona të tjerë për lëndë narkotike

Shkodër. Aksion për kapjen e vrasëseve të çiftit, në pranga bien dhe persona të tjerë për lëndë narkotike

Publikuar më: 12:45 17-07-2018

Për kapjen e autorëve të vrasjes së ish policit dhe bashkëshortes së tij, policia e Shkodrës ka ndërmarrë një aksion.

Në këtë aksion kanë rënë në pranga dhe persona të tjerë, të cilëve ju janë gjetur armë dhe lëndë narkotike.

Mirjan Ndoj, Marisjen Gjoka, dhe Enduel Bajraktari janë tre shtetasit e ndaluar nga policia. Të rinjve janë arrestuar në një sallë lojrash fati. Atyre iu janë gjetur 3 armë, 1 automatik dhe 2 pistoleta TT.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë kontrollet Blic për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë

Sekuestrohen 3 armë zjarri dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa

Arrestohet 3 shtetas në një sallë lojërash euro lloto me armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Më datë 17.07.2018, nga shërbimet operacionale të DVP Shkodër dhe Repartit FNSH Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Enduel Bajraktari, 29 vjeç, banues në Vau i Dejës
Mirjan Ndoj, 27 vjeç, banues në Vau i Dejës ,
Marisjen Gjoka, 20 vjeç, banues në Vau i Dejës
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e sallës lojërave euro lloto, në qytet Vau i Dejës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56 dhe dy pistoleta tip TT.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Enduel Bajraktari u gjet dhe u sekuestrua 500 gram lëndë e narkotike Cannabis Sativa.
Vijojnë hetimet për këto shtetas pasi dyshohen se janë autorë për disa vepra penale të tjera.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0037178993225098