Nga Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas një hetimi 2-mujor është finalizuar me sukses Operacioni i koduar "Ëeiting". Në kuadër të të cilit u bë i mundur arrestimi i 2 personave, Sadik Curraj 48 vjecc dhe Nikoll Botinaj, 48 vjecc. Dy shtetasve iu gjetën dhe sekuestruan pranë banesës së tyre, një sasi prej 866 rrënjësh kanabis.
Po ashtu në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan edhe një automatik model 56, 2 karikatore me fishekë dhe 900 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për hetim të mëtejshëm.