INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodër, arsenal armësh e municionesh, arrestohen 6 persona, 1 shpallet në kërkim [VIDEO]

Shkodër, arsenal armësh e municionesh, arrestohen 6 persona, 1 shpallet në kërkim [VIDEO]

Publikuar më: 19:09 08-06-2016

Policia e Shkodrës pas një hetimi të drejtuar nga Prokuroria po e këtij qyteti, ka arrestuar 6 persona si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Gjithashtu është  sekuestruar një arsenal armësh, municionesh, lëndë shpërthyese, antiplumba, silenciatore, kapsolla detonatore, maska e skafandra.

Më datë 07.06.2016, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër kanë shkuar të dëmtuar 2 shtetas me iniciale :

-E.Gj, 27 vjeç, banues në Bërdicë, Shkodër.                             
-G.M, 24 vjeç, banues në Shkodër.

Nga veprimet proceduriale rezultoi se shtetasit me iniciale E.GJ i kanë marrë nën kërcënimin e armës në lagjen Guerile, Shkodër (në një zonë të pabanuar) 150.000 lekë të reja dhe një telefon I-Phone disa përsona të armatosur dhe të maskuar me tre automjete : BMË X5, Ford Focus ngjyrë të zezë dhe një autoveturë.

Policia e Shkodrës menjëherë sa ka marrë njoftim ka organizuar punën duke zhvilluar operacionin policor të koduar "Livadhet", ku kanë marrë pjesë efektivët e Komisariat të Policisë Shkodër, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, ku si rezultat i opetacionit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-Ardit Torishta, 23 vjeç, banues në Shkodër.                           
-Bekim Torishta 20 vjeç, banues në Shkodër.                          
-S.B, 16 vjeç, banues në Shkodër.                                                
-Endri Mustafa, 27 vjeç, banues në Shkodër (I dënuar më parë për plagosje).

Si dhe u bë shpallja në kërkim i shtesasit A. B, 27 vjeç, banues në Shkodër.

Këta përsona në bashkëpunim me njëri - tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale: “ Vjedhje me armë ”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M.

Ne cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 2(dy) gëzhoja model 54 dhe 1 (një) predhë model 54.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e të dyshuarve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

-6 automjete të ndryshme, ku në automjetin Ford Focus i përdorur nga autorët e dyshuar në ngjarjen e vjedhjes me armë janë gjetur dhe sekuestruar:                                      
-2(dy)antiplumba                                                                               
-305( treqind e pesë) copë fishekë model 56                          
-5 (pesë) krehëra armë zjarri automatikë                                 

-2 (dy) krehëra pistoletë TT                                                             
-5 (pesë) skafandra motorri                                                            
-4 (kater) maska dhe 4 (katër) kapuçë me ngjyrë të zezë             
-7 (shtatë) copë fishekë model 54                                                
-3(tre) gëzhoja model 54                                                                  
-rroba me mbetje si gjaku                                                               
-8(tetë) telefona celularë të markave të ndryshme.

Në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë I shtetasit Astrit Bilali, 56 vjeç, banues në Shkodër, (babi i shtetasit të shpallur në kërkim).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale :

-1(një) arme gjahu çifte                                                                    
-1 (nje) pistoletë me mulli pa numër                                           
-1(nje) armë gjahu shotgan                                                            
-1(nje) thikë dhe 25 copë fishekë të cilat i posedonte pa leje.

Gjithashtu në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit Brahim Bilali, 58 vjeç, banues në Shkodër(xhaxhai i shtetasit të shpallur në kërkim).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale:

- 3(tre) arme zjarri kallashnikov,                                                             
-1(një) silenciator me ngjyrë të zezë.                                         
- 1(një) armë zjarri automatikë e shkurter, me krehër ,me silenciator , pa numër              
(e ngjashme me automatikun Tomson)                                     
-2 (dy) krehëra pistoletë TT dhe 3 krehera me fishekë automatiku.         
-7 (shtatë) kallepë tritoli 200 gram                                                
-1(një) kuti me kallepë tritoli,                                                         
-10(dhjetë) kapsolla detonatore elektrike me përcjellësa dhe 12(dymbëdhjetë) kapsolla detonatore pa përcjellësa ,     
-23(njëzet e tre) fishekë armë gjahu kalibri 12 mm.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0042579174041748