INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodër: Asgjesohen 17 parcela me kanabis sativa

Shkodër: Asgjesohen 17 parcela me kanabis sativa

Publikuar më: 09:23 14-09-2016

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë asgjesuar 17 parcela me kanabis sativa në këtë zonë. Sipas të dhënave të uniformave blu, operacioni antikanabis është zhvilluar në zonën e Dukagjinit dhe atë të Vaut të Dejës. Policia bën të ditur se në këto dy fshatra janë zbuluar plot 17 parcela të mbjella me bimë narkotike, ku kishin më shumë se 10 mijë rrënjë. Pjesa më e madhe e bimëve u lokalizuan dhe asgjësuan përmes djegies në njësinë administrative të Pultit, 9 mijë të tilla të mbjella në 7 parcela të ndryshme. Ndërsa në Temal të Vaut të Dejës u gjetën 10 parcela më të vogla, ku ishin mbjellë rreth 1 mijë bimë në total.
Policia e Shkodrës ka bërë të ditur se në këtë operacion antikanabis janë përfshirë 60 efektivë të forcave të saj, të cilave u ka ardhur në ndihmë edhe reparti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Ndërkohë uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939