INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodër: Bie helikopteri, dy të vdekur dhe një plagosur

Shkodër: Bie helikopteri, dy të vdekur dhe një plagosur

Publikuar më: 14:23 06-04-2016

Një helikopter i Ushtrisë ka rënë në Liqenin e Shkodrës, duke u shkatërruar dhe mbytur. Informacionet e konfirmuara bëjnë të ditur se rrëzimi i helikopterit ka ndodhur pas një defekti në të. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45, ku helikopteri EC 145, ishtë në një fluturim stërvitor.

Ministria ka bërë publik dhe emrat e dy viktimave si dhe ushtarit të plagosur.

VIKTIMAT

  • Kapiteni    Florian Deliaj
  • Toger       Donald Hoxha

I PLAGOSUR

  • Ushtari    Gerald Baramuça 

Nga Spitali i Shkodrës bëhet e ditur se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë një helikopter nga Tirana ka udhëtuar drejt Shkodrës për të marrë të plagosurin.

Nga burime zyrtare mësohet se helikopteri kishte kryer një fluturim nga Farka, ku ishte nisur në mëngjes, në drejtim të Malësisë së Madhe, saktësisht në Vermosh, dhe ishte në kthim kur në orën 13:45 kishte humbur nga radarët.

Ndërkohë rreth orës 16:00 bëhet e ditur se trupat e dy viktimave janë nxjerrë nga Liqeni i Shkodrës.

Article Logic
Execution time: 0.0022780895233154