Një grua 45-vjeçare është gjendur e vdekur ditën e sotmë në tualetin e një dyqani të quajtur “Mobileri Europa”. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Melgushe, Shkodër.
Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende, ndërkohë, trupi i pajetë i 45-vjeçares të indentifikuar me inicialet S.S, i është nënshtruar ekspertizës mjeko ligjore pranë morgut të Spitalit të Shkodrës.
Bashkëshorti i viktimës po merret në pyetje për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.