Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kasnec”, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i Policisë së Shkodrës, në bashkëpunim me FNSH-në, bënë të mundur kapjen e një personi të shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 21 vite burg.
Lazër Qukaj, 27 vjecc, ka qenë i shpallur në kërkim pasi Apeli i Krimeve të Rënda e ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 21 vjet burg për veprat penale: "Vrasje për gjakmarrje, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative”dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit"
Operacioni për kapjen e tij u krye gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke bërë të mundur arrestimin e tij në flagrancë në fshatin Kasnec, ku dhe banonte.