INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodër, katër kupat e botës të fituarara nga Italia ekspozohen në hollin e Teatrit Migjeni

Shkodër, katër kupat e botës të fituarara nga Italia ekspozohen në hollin e Teatrit Migjeni

Publikuar më: 13:37 09-10-2017

Pak ora na ndajnë nga ndeshja Shqipëri –Itali e vlefshme për botërorin 2018, por në kuadër të kësaj ndeshje, gjatë ditës së sotme ekspozohen edhe 4 kupat e botërorit të fituara nga ekipi i përfaqësueses italiane.

Kupat janë ekspozuar në hollin e teatrit ‘Migjeni’, ato i përkasin viteve 1934, 1938, 1982 dhe 2006.

Italia ishte e dyta që fitonte trofeun e botërorit që prej fillimit të saj në vitin 1930, për herë të parë kupa e botës është fituar nga përfaqësuesja e Uruguait, ndërkohë që edhe vendi organizator ishte po Uruguai.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë do të zhvillohet sonte në orën 20:45.

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604