Në kuadër të operacionit të koduar “High””, policia e Shkodrës ka mundur të arrestojë në flagrancë 2 shpërndarësit dhe të sekuestrojë 173.6 gramë kokainë, 100 mijë lekë të reja, 2 aparate celularë dhe një peshore elektronike.
Në raportin e policisë thuhet se nga Sektori për narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin në orët e vona lëndë narkotike, u organizua puna hetimore dhe u realizua me sukses operacioni "High" ku u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Abdyl Canga, 22 vjeç, banues në Shkodër, Aleks Shpendi, 28 vjeç, banues në Shkodër
Gjatë kontrollit të ushtruar ju gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale:
-një sasi prej 173.6 gram lendë narkotike e dyshuar kokainë
-100 000 lekë të reja
-2 aparate celular
-1peshore eletronike e vogel.
Materialet i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 283 e 25 i Kodit Penal.