INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush mund të ketë abuzuar seksualisht me të miturat në jetimoren e Shkodrës...

Ja kush mund të ketë abuzuar seksualisht me të miturat në jetimoren e Shkodrës...

Publikuar më: 08:38 19-05-2016

Avokati i Popullit është dhe institucioni që ka bërë kallëzim në prokurori në lidhje me abuzimet fizike dhe seksuale me tre të mitura jetime. Qëndra e jetimëve është në varësi të Bashkisë Shkodër dhe në të jetojnë fëmijë të moshës nga 6 deri 18 vjeç.
Aktualisht janë arrestuar me akuzën neglizhencë dhe abuzim me detyrën, A. Llazami ish-drejtoresha e Jetimores, e cila me sa mësohet ishte pushuar më parë nga posti i drejtoreshës, por që për arsye të panjohura vazhdonte të punonte në qendër.
Të arrestuarat e tjerë janë 4 punonjëset: R.Camaj, Sh.Nishani, N.Rramolli, V.Marku.
Përveç përdhunimit të të miturave, në qëndër mësohet se ka patur edhe abuzim fizik, madje një nga faktet tronditëse të publikuara nga “Panorama” është edhe mënyra si rriheshin fëmijët në ekskursion: me këmbët e karrigeve.
Burime bëjnë të ditur se i vetmi vend i dyshuar (së paku deri më tani) për abuzimin me të miturat, janë familjet që i marrin ato për bamirësi, herë pas here, fundjavave apo nëpër festa të ndryshme. Ndërsa Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qëndrës Rezidenciale.

Article Logic
Execution time: 0.0041031837463379