INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodër. Një alarm për bombë tmerron qytetarët

Shkodër. Një alarm për bombë tmerron qytetarët

Publikuar më: 13:44 01-04-2017

Një alarm për bombë është dhënë mesditën e së shtunës në qytetin e Shkodrës.  Banorët e rrugës “Edith Durham” janë frikësuar jo pak kur janë njoftuar se një sasi eksplozivi ishte vednosur në një biznes. Ka qënë ora 01:45 minuta e së shtunës, kur pronari i një hoteli ka lajmëruar policinë me dyshimin se pranë biznesit të tij mund të ishte vendosur një sasi eksplozivi. Pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën forca të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, Forca të Ndërhyrjes së shpejtë si dhe janë shoqëruar edhe nga njësia anti- eksploziv e cila ka mbërritur nga Tirana për të bërë verifikimet. Personeli dhe frekuentuesit e biznesit janë evakuar duke u vendosur në krahun tjetër të rrugës. Qytetarët të frikësuar janë larguar nga vendi i ngjarjes, deri ne permbylljen e plote te kontrollit ne mjediset e brendshme. Policia ka konstatuar se alarmi ishte fals dhe ka marrë në pyetje pronarin e biznesit duke nisur edhe hetimet mbi arsyet që quan këtë të fundit të lajmëronte policinë për frikën e një bombë.

Article Logic
Execution time: 0.0032479763031006