INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodër, pengmarrje dhe kontratë me forcë për të paguar borxhin, arrestohen 3 persona

Shkodër, pengmarrje dhe kontratë me forcë për të paguar borxhin, arrestohen 3 persona

Publikuar më: 16:36 23-07-2016

Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur masën e sigurimit “arrest në burg” për shtetasit Sandër Shtogaj, Pëllumb Shtogaj dhe Mendim Isufaj, të dyshuar se kanë marrë peng një person për disa orë, për shkak të një borxhi të pakthyer.
Prokuroria e Shkodrës nisi hetimin në bazë të referimit të Drejtorisë së Policisë Vendore, si edhe veprimet proceduriale janë zhvilluar në bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve.
Në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se, në dt.10.02.2016, vëllezërit Sandër e Pëllumb Shtogaj, si edhe miku i tyre Mendim Isufaj, kanë marrë peng gjatë natës shtetasin Z.K. Ky i fundit kishte marrë tek vëllezërit Shtogaj shumën 2000 euro, të cilën duhej t’ua kthente me interes të lartë. I dëmtuari Z.K. nuk u është përgjigjur në kohë për kthimin e borxhit, së bashku me interesa dhe për këtë arsye, mbrëmjen e 10 Shkurtit ai është rrëmbyer dhe mbajtur peng për disa orë nga të dyshuarit. Z.K. është liruar, pasi ai ka pranuar të nënshkruajë një kontratë noteriale, në bazë të të cilës u detyrohej vëllezërve Shtogaj në shumën prej 2.5 milionë lekë të reja, pra rreth 10 herë më shumë se sa shuma reale që kishte marrë borxh.
Dy ditë pas kësaj ngjarjeve, i dëmtuari Z.K. ka kallëzuar ngjarjen në Policinë e Shkodrës, e cila referoi materialin në Prokurorinë e Shkodrës, ku u regjistrua procedimi për veprat penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë” dhe “Vetëgjyqësisë”, në bashkëpunim.
Në bazë të veprimeve proceduriale, u arrit të faktohej me prova shkencore se autorët e dyshuar janë shtetasit Sandër Shtogaj, Pëllumb Shtogaj dhe Mendim Isufaj.
Prokuroria e Shkodrës kërkoi në gjykatë caktimin ndaj tyre të masës së sigurisë “arrest me burg”, gjë e cila u pranua nga gjykata.
Vendimet e gjykatës janë ekzekutuar gjatë ditës së sotme nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217