INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodër: Skandali në shtëpinë e fëmijës, Apeli lë në burg drejtoreshën

Shkodër: Skandali në shtëpinë e fëmijës, Apeli lë në burg drejtoreshën

Publikuar më: 15:39 06-06-2016

Mbetet në burg ish drejtoresha e shtëpisë së fëmijës në Shkodër. Gjykata e Apelit në qytetin verior ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë me “arrest në burg” për ish-drejtoreshën e Shtëpisë së Fëmijës, e cila është arrestuar dy javë më parë për shpërdorim detyre, pas skandalit dhe dyshimeve për abuzime seksuale me të miturit.
Prokuroria këmbënguli sërish se ka prova, që ndaj fëmijëve në “Shtëpinë e Fëmijës Shkodër” është ushtruar dhunë e vazhdueshme, sikurse dyshohet edhe për abuzime seksuale.
Ndërkohë avokati i Albana Llazanit, drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës, kërkoi në gjyq ndryshimin e vendimit të heqjes së lirisë, duke kërkuar “arrest shtëpiak”, por Apeli nuk e mori parasysh kërkesën e tij.
Disa ditë më parë u bë publike se në shtëpinë e fëmijës në Shklodër ushtrohej dhunë çnjerzore ndaj fëmijëve të qëndrës. Ishte Avokati i Populli Igli Totozani, ndërsa skandali mori përmasa të tjera kur pas hetimeve thuhes se tre vajza të mitura janë dhunuar dhe seksualisht.

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945