Polica e Shkodrës ka vënë në pranga 2 të rinj dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi kanë kanosur dhe tentuan t’i marrin makinën një 20 vjeçari.
Të arrestuarit janë Elis Lekndreaj 22 vjeç dhe K.L 17 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallu 20 vjeçari F.M, të tre banues në qytetin e Shkodrës.
Sipas policisë, këta shtetas në datë 25.07.2016 në bashkëpunim me njëri -tjetrin në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, kanë kanosur dhe tentuar që ti vjedhin më dhunë automjetin tip “Ford”, shtetasit N.N, 20 vjeç, banues në lagjen Mark Lula Shkodër.