Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person që akuzohet për trafikimin e makinave luksove. I arrestuari është, 25 vjeçari Ridvan Hasaj, nga Kopliku. Si pasojë e operacionit të koduar “Lux”, u bllokuan 19 automjete luksove si Range Rover, BMW X5 dhe X6, Audi A6, A8 dhe Mercedes Benz të tipeve të fundit.
Sipas policisë, automjetet në fjalë janë vjedhur në vendet e rajonit e më gjerë, dhe kanë hyrë në Shqipëri me numra shasie të ndryshuara, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitare te Hanit Hotit. Më pas automjetet, pasi bënin zhdoganimin arrinin të pajiseshin me targa të rregullta. Makinat luksoze ishin shitur në disa qytete të Shqipërisë. Pjesë të hetimit do të jenë edhe punonjës të doganës dhe policisë kufitare të Hanit të Hotit, nëse ata ishin të përfshirë në rrjet apo jo.