Një turiste gjermane nuk e kishte menduar asnjëherë se diçka e tillë do t’i ndodhte në një vend “mikpritës” siç është Shqipëria. Ajo ka ardhur për pushime në Shkodër, por fatkeqësisht është kërcënuar me jetë. Pesë persona që lëviznin me një mjet e kanë kanosur me armë dhe e kanë kërcënuar por fatmirësisht, ajo ka mundur të largohet dhe të denoncojë rastin në Polici.Efektivët e policisë së Shkodrës kanë bërë të mundur arrestimin e pesë personave për këtë ngjarje të pazakontë.
Ata janë: Ersid Hasaj, 25 vjeç; Shpëtim Buraniqi, 22 vjeç; Bashkim Buraniqi, 24 vjeç; Armen Lisaj, 25 vjeç; Shuajp Molla, 58 vjeç, banues në Dobraç -Shkodër
Këta shtetas dyshohet se nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë kanosur me armë zjarri shtetasen A.T. 23 vjeçe.