INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodër, zbardhet vrasja e vëllezërve Bilali, në pranga autorët e dyshuar

Shkodër, zbardhet vrasja e vëllezërve Bilali, në pranga autorët e dyshuar

Publikuar më: 08:28 26-04-2019

Zbardhet vrasja e dyfishtë, e ndodhur më 30 mars 2019, ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali. Policia e Shkodrës bën me dije se në pranga kanë rënë 2 persona si të dyshuar të vrasjes si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Gjatë operacionit policor të koduar 'Livadhe' janë ndaluar:

- A. S., 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

- M. R., 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Dhe janë shpallur në I. L., 26 vjeç, si i dyshuari kryesor për veprën penale të vrasjes, si dhe e shtetasit D. B., 29 vjeç, për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit". Vijon operacioni për gjetjen dhe kapjen e tyre.

Pas hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje.

“Gjatë veprimeve hetimore u bë sekuestrimi i një automjeti, tre aparateve telefonike celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprimeve të tyre.

Vazhdon puna për hedhjen dritë mbi motivin e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë” bën me dije policia.

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939