INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Shkodra Elektronike" fiton Fest 63, 'Zjerm' përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Publikuar më: 12:11 23-12-2024

“Shkodra Elektronike” fitoi edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës me këngën "Zjerm", e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025.

Në një natë plot emocione të forta dhe të bukura, në Pallatin e Kongrese pak pas mesnatës, me 143 pikë kënga “Zjerm” u zgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë denjësisht në Eurovision vitin e ardhshëm.

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit në Festivalin e Këngës pati një fitues, ku publiku dhe juria bashkuan pikët dhe nxorën “Shkodra Elektronike” fituese.

Ndërkohë, “Karnaval” i Elvana Gjatës arriti që të siguronte vendin e dytë me 135 pikë, ndërsa Alis siguroi vendin e tretë me këngën "Mjegull", me 59 pikë.

Kënga “Zjerm” u prit me duartrokitje në Pallatin e Kongreseve, por edhe në rrjetet sociale ku të shumtë kanë qenë ata qytetarë të cilët këtë vit e kanë cilësuar fituesin e Fest 63 mëse të merituar!

 

Article Logic
Execution time: 0.0025191307067871