Qyteti i Shkodrës ndahet në dy grupe të mëdha.
Dhjetëra militantë të opozitës, të kryesuar nga kryebashkiakja demokrate Voltana Ademi janë mbledhur në protestë, ndërkohë nga ana tjetër e qytetit kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar takimin e tij elektoral.
Deputeti i qarkut të Shkodrës Ditmir Bushati është duke prezantuar kandidatin e PS-së për bashkinë në zgjedhjet e 30 Qershorit Valdrin Pjetrin.
Ende nuk dihet nëse do të ketë përplasje mes protestuesve me Ramën, pasi pak momente më parë qytetarët u përplasën me policinë, madje u hodh edhe gaz lotsjellës nga blutë për shpërndarjen e tyre.