Qyteti i Shkodrës është veshur i tëri kuqezi në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Maqedonisë që fillon në orën 20:45.
Flamuj të shumtë, qytetarë të mbledhur nga të gjitha trevat shqiptare, këngë e brohoritja janë atmosfera që shikon në rrugët e qytetit verior.