Ditën e djeshme u nda nga jeta aktori i madh i skenës shqiptare, Gëzim Kruja.
Artisti ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare, pas disa vitesh që vuate nga një sëmundje e rëndë.
Lajmi i preku të gjithë, megjithatë më e trishtë u bë situata pasi një artist i madh nuk do të përcillet për në banesën e fundit ashtu siç duhet.
Megjithatë, vendi i lindjes së tij, Shkodra ka gjetur një mënyrë të veçantë për ta nderuar.
Sot, në orën 12 teksa Gëzimi po përcillej për në banesën e fundit, qytetarët dolën në ballkone për të duartrokitur në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për artistin e madh.
Gjithashtu, makina që mban trupin e tij ndaloi edhe përpara Teatrit Migjeni, aty ku artisti kaloi gjithë jetën.