INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodra dhe Devolli sërish në protestë, bllokojnë qarkullimin e mjeteve

Shkodra dhe Devolli sërish në protestë, bllokojnë qarkullimin e mjeteve

Publikuar më: 16:23 14-12-2018

Qytetarë të Shkodrës sërish kanë dalë në protestë, duke bllokuar rrugën hyrëse për në qytet. Edhe pse në një mot me shi, ata sërish kanë theksuar kërkesat e tyre kundrejtë qeverisë. 

Nëpërmjet këtyre protestave, qytetarët e Shkodrës kërkojnë ulje të çmimit të naftës, dëmshpërblimet nga përmbytjet, por edhe uljen e taksave të tjera.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në Devollë. Qindra qytetarë të Devollit kanë dalë sërish sot në protestë duke bllokuar aksin kryesor qe lidh qytetin e Bilishtit me Korçën.
Kërkesat janë po të njëjta. Ulje të çmimit të naftës, të energjisë elektrike si dhe ndihmë për fermerët e njohur të kësaj zone.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035498142242432